Horoskopi javor i Dashit
Katër yje për Dashin. Në dashuri, yjet po ju buzëqeshin dhe ju duhet të mos hiqni dorë nga ndjenjat, qoftë edhe në një marrëdhënie që duket rastësore. Nga e enjtja gjithçka do të jetë mirë: dëshironi të bini në dashuri, t’i jepni fund të shkuarës dhe të bëni takime të reja: ky është momenti i duhur.
Në punë, kënaqësitë do të vijnë më në fund pas kaq shumë përpjekjesh. Por duhet të jeni të kujdesshëm: mos e lini kurrë pasive vigjilencën tuaj!
Pesë yje për Demin. Afërdita është në anën tuaj, ndaj dashuria është në kohë të mirë. Disa u janë qepur një dashurie të re me të lindurit e shenjës së Peshores dhe Gaforres, por kujdesi nuk duhet neglizhuar. Për angazhimet e reja mundohuni të lëvizni, të mos humbni kohë dhe të jepni më të mirën tuaj të premten.
Në punë keni kaq shumë përgjegjësi, por tani dikush më në fund ka filluar t’ju vërë re. Lajme të mira për ditët në vijim: mund të mbështeteni te Jupiteri, ai është me ju dhe ju ndihmon!
Horoskopi javor i Binjakëve
Katër yje për shenjën e Binjakëve. Saturni është disonant, ndaj në dashuri përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos i prishni gjërat. Marrëdhëniet që vazhdojnë prej disa kohësh janë të mbrojtura, Hëna të dielën është në anën tuaj dhe mund të merrni frymë lirisht.
Në punë, një përgjigje e mirë mund të mbërrijë të dielën 2 prill për të nisur muajin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme. Mundohuni të vlerësoni gjithçka me kujdes: nxitimi nuk është kurrë aleati i duhur!
Horoskopi javor i Gaforres
Katër yje për Gaforren. Marsi është në anën tuaj, kështu që në dashuri mund të filloni të ndjeheni të lehtësuar sepse përgjigjet që doni do të vijnë së shpejti. Megjithatë, kini kujdes nga tensionet: jeni pak i shqetësuar, ndoshta nuk e keni fshirë plotësisht të kaluarën nga jeta juaj.
Në punë keni nevojë për një konfirmim, por lajmet do të vijnë së shpejti. Nga prilli, por mbi të gjitha nga maji, gjithçka do të jetë në anën tuaj: me pak fjalë, nuk mund të kërkoni asgjë më mirë se kaq!
Horoskopi javor i Luanit
Tre yje për shenjën e Luanit. Në dashuri jeni pak të kujdesshëm, edhe pse sipas zodiakut, takimet e reja janë të preferuara. Disa nga ju ndoshta ju pëlqen personi i gabuar, por hënën do ta keni në krah këtë fundjavë. Mundohuni të përballeni me problemet, duke lënë mënjanë krenarinë. Ditët e së premtes dhe të shtunës shkojnë mirë, mund ta lini veten të hidheni pas pasionit.
Në punë duhet të reflektoni dhe të kapërceni problemet: përpiquni të qëndroni të vendosur, por edhe me këmbë në tokë!
Horoskopi javor i Virgjëreshës
Pesë yje për Virgjëreshën. Mirë janë gjërat në dashuri, një fazë vendimtare është gati të fillojë dhe emocionet e bukura janë gati të rikthehen. Takimet janë të preferuara, Afërdita është në anën tuaj dhe ju tani duhet të rikuperoni, duke lënë pas të shkuarën. Pasioni po troket në dyert tuaja, nuk mund ta shtyni më ndaj “hapeni derën”.
Në punë duhet të prisni momentin e duhur për të sqaruar nëse mendoni se dikush ju ka bërë keq. Zgjidhjet në sferln profesionale do të vijnë deri në maj!
Horoskopi javor i Peshores
Tre yje për shenjën e Peshores. Në fund të vitit 2022 ju është dashur të përballeni me një periudhë paksa shqetësuese, keni qenë shumë emotiv. Por tani mund të filloni të buzëqeshni, shtoji dhe faktin se në maj do të vijë një konfirmim i mirë: duhet të mos jeni kaq skeptikë!
Në punë, java e re duket të jetë pak konfuze, nuk dini saktësisht si të lëvizni. Keni shumë për të bërë dhe në ndërkohë do të ketë keqkuptime: Vërtet mund ti hasni herë pas here, por gjithçka do të zgjidhet!
Horoskopi javor i Akrepit
Tre yje për shenjën e Akrepit. Afërdita është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj, ndaj në dashuri jeni paksa në krizë dhe këto ditë mund të ndjeheni vazhdimisht të shqetësuar. Të premten përpiquni të shmangni çdo lloj provokimi, sidomos për faktin se jeni në gjendje ankthi, dashuria ju duket si opsion extra dhe nuk po dini çfarë kërkoni. Ndoshta duhet të hiqni pështjellimet në kokë dhe të kthjelloni mendjen.
Në punë, përpiquni të shikoni edhe anën ekonomike të gjërave për të kuptuar nëse duhet të pranoni apo jo një angazhim. Të premten do të duhet të reflektoni, por të shtunën do të jeni në gjendje ta trajtoni veten me një relaksim të shëndetshëm dhe të merituar!
Horoskopi javor i Shigjetarit
Pesë yje për Shigjetarin. Epo dashuria juaj o Shigjetarë, më në fund e kapërceu periudhën më të keqe, atë që erdhi në fund të shkurtit. Tani doni ta lini veten të shkojë pas pasionit, të përjetoni ndjesi dhe emocione të reja. Takimet janë të preferuara për të lindurit e shenjës tuaj. Dhe nëse keni merak e ju rri mendja tek dikush, përpiquni ta takoni të premten.
Në punë ka pak tension, por ju jeni duke bërë shumë gjëra sepse projektet duhet të përfundojnë. Ndaj fokusohuni. Forca!
Horoskopi javor i Bricjapit
Katër yje për shenjën e Bricjapit. Afërdita është në anën tuaj, mund të kënaqeni me dashurinë dhe mos i nënvlerësoni takimet e reja. Ka nga ata që janë të prirur për një lidhje me kohë të pjesshme, shiheni nëse nuk ju dëmton. Në maj, fati do të jetë në anën tuaj.
Në punë, ka disa pengesa për të kapërcyer, por jo gjithçka varet nga ju: dikush është ziliqar, po përpiqet t’ju pengojë.
Horoskopi javor i Ujorit
Tre yje për Ujorin. Në dashuri ka pak siklet sepse po mendoni shumë për punën dhe keni probleme për faktin që keni pak hapësirë për partnerin/en. Venusi, meqë ra fjala, është disonant me shenjën tuaj. Kini kujdes, megjithatë: një miqësi mund të bëhet diçka e rëndësishme, ndaj përpiquni të mendoni me kujdes përpara se të veproni.
Në punë mund të ketë ardhur tashmë një konfirmim dhe pikërisht ndërsa ju dëshironi të jeni përpara kohe. Dielli dhe Hëna janë me ju: nuk mund të kërkoni asgjë më të mirë!
Horoskopi javor i Peshqve
Pesë yje për Peshqit. Saturni është në anën tuaj, kështu që dashuria është në kohë të mirë, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar për një lidhje serioze dhe të qëndrueshme. Jeni të përfshirë du3 ju pëlqen shumë dikush. Dhe marrëdhëniet me Akrepat dhe Gaforret janë intriguese. Takimet e reja edhe për ju Peshq, janë të preferuara.
Në punë do të ketë të reja: dëshironi të ndryshoni, të bëni një ndryshim në jetën tuaj dhe për ta mbyllur një herë e mirë, me të shkuarën. Do t’ia dilni. Jam i sigurt!