Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët që deri tani ishte në opozitë.
Arben Taravari ka bërë me dije lajmin, i cili konfirmoi se marrëveshja u arrit pas bisedimeve disa ditëshe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.
Me afrimin e kësaj partie që ka tetë deputetë dhe me përfshirjen në qeveri do t’i krijojë stabilitet qeverisë aktuale që përbëhet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe disa parti më të vogla, por që kanë 64 deputetë.
Arben Taravari, kryetari i Alencës për Shqiptarët tha se pjesëmarrja e kësaj partie në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.
Mirëpo nuk është parë në këtë këndvështrim nga opozita. Sipas tyre, vendimi ishte për të shpëtuar qeverinë dhe jo për të ardhmen evropiane të vendit.