Dashi
Përfitoni nga influenca pozitive e Mërkurit për ta përmirësuar marrëdhënien në çift sot. Tregohuni sa më të sinqertë me partnerin. Beqarët do bënin mirë të tregoheshin më të kujdesshëm me personat që do joshnin. Mund të ketë nga ata që do kërkojnë vetëm të tallen me ta. Në planin financiar do keni energjinë e duhur për ta stabilizuar sa më shpejt situatën.
Demi
Në jetën në çift do keni disa probleme sot. Mos u tregoni kokëfortë, por toleroni herë pas here. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta sqaronit situatën. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm. Përfitoni për të shkuar në kinema me të apo për të parë një shfaqje të bukur teatri. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri. Do e rivendosni pas kaq kohësh ekuilibrin.
Binjakët
Do e mendoni jetën në çift si një aventurë të bukur sot dhe do jeni gati të përjetoni emocione të reja. Disa mund të bëjnë edhe çmenduri. Më në fund beqarët do e stabilizojnë jetën në çift falë një takimi të rëndësishëm që do iu përgatisin miqtë. Sektori i financave do jetë i qetë. Përfitoni nga kjo situatë për të bërë shpenzimet më të domosdoshme dhe për të shlyer borxhet.
Gaforrja
Jupiteri do ndikojë mjaft në sektorin e dashurisë së çifteve. Në përgjithësi do ndiheni mirë dhe nuk do keni debate. Ka shumë mundësi të bini në dashuri gjatë kësaj dite ju që jeni vetëm. Në momentin që më pak e prisni do takoni personin e ëndrrave pas të cilit do mahniteni. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla strikte që i keni vënë vetes që të mos keni probleme.
Luani
Tregohuni më të disponueshëm për partnerin gjatë kësaj dite dhe pranoni disa sugjerime që ai do ju bëjë në lidhje me sjelljen. Beqarët do influencohen negativisht nga Saturni. Më mirë qëndroni edhe sot vetëm nëse nuk doni të vuani në të ardhmen. Mundësitë për të krijuar lidhje nuk do jenë të mira. Financat do jenë të mbrojtura gjatë gjithë kohës. Vazhdoni me të njëjtën maturi.
Virgjëresha
Qetësia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite sot në jetën tuaj në çift. Planetët do kujdesen që bashkëpunimi ndërmjet jush dhe partnerit të mos shkëputet. Beqarët do fiksohen keq pas dikujt që nuk ia vlen. Mos merrni vendime për të cilat do të pendoheni. Për financat do kujdeset Venusi. Ai do e mbrojë këtë sektor dhe nuk do iu lejojë të shpenzoni më shumë sesa duhet.
Peshorja
Ditë e vështirë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do debatoni ashpër me partnerin dhe do prekni disa tema delikate. Kujdes me gjithçka që do thoni. Beqarët do kenë mundësi të shumta të krijojnë lidhje të qëndrueshme. Tregohuni të zgjuar që të zgjidhni atë të duhurin. Në planin financiar do jetë momenti ideal për të konsoliduar situatën. Do jeni më të qetë.
Akrepi
Në planin sentimental ata që janë në një lidhje do e kenë paksa të vështirë të marrin vendime të rëndësishme. Merrni kohen e duhur për t’u menduar dhe për të reflektuar me kujdes. Beqarët do kenë aventura të këndshme dhe emocionuese, por asgjë më tepër sesa kaq. Në planin financiar do bëni gjithçka që keni në dorë për ta stabilizuar situatën.
Shigjetari
Ditë e qetë dhe pa asnjë vështirësi kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjërat do rrjedhin ashtu si duhet. Partneri do iu ndihmojë të merrni disa vendime me rëndësi për të ardhmen tuaj profesionale ose do iu ndihmojë me punët e shtëpisë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Në planin financiar Mërkuri do ndikojë pozitivisht. Do jeni me fat, prandaj kini parasysh numrin 141.
Bricjapi
Do kujdeseni shumë për jetën në çift sot dhe do e toleroni për gjithçka partnerin. Në mbrëmje ai do iu përgatisë një surprizë mbresëlënëse. Beqaret nuk duhet të dëshpërohen edhe pse nuk do kenë takimet e shumëpritura. Ka kohë për çdo gjë, sot kushtojuni më tepër kohë miqve. Maturi, maturi dhe vetëm maturi në planin financiar, gabimi më i vogël do iu rrënojë.
Ujori
Ju që jeni në një lidhje mos hezitoni të pranoni ftesat që do iu bëjë partneri për të provuar diçka të re. Ai ka menduar për çdo detaj. Jeta sentimentale e beqarëve do jetë më emocionuese gjatë kësaj dite. Do keni takime të shumta me persona interesantë dhe do ia kaloni më së miri. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe afatgjata.
Peshqit
Ju që jeni në çift do përballeni me probleme serioze gjatë kësaj dite, çka mund të vërë në rrezik të ardhmen tuaj. Pa kaluar në panik, reflektoni qartë dhe më pas vendosni çfarë të bëni. Beqarët do kenë një takim të bukur dhe emocionues. Kësaj here ia vlen të rrezikoni dhe të krijoni një lidhje. Në planin financiar priten disa vështirësi. Kërkoni ndihmën e miqve për t’i kaluar.