Stuhitë e fuqishme kanë përfshirë pjesën të madhe të SHBA-së, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 2 persona. Në gjendje alarmi ndodhen 29.5 milionë njerëz pasi meteorologët kanë paralajmëruar se moti i keq do të vijojë për disa ditë me radhë. Sipas parashikimit të tyre, stuhia pritet të kalojë nga niveli 2 në nivelin 5 në Mississippi, Alabama, Georgia dhe Florida, si dhe pjesë të Kolorados, Nebraskës dhe Kansasit. Qytetarët janë paralajmëruar të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
Zyrat e qeverisë amerikane janë mbyllur ndërsa më shumë se 8.000 fluturime janë anuluar, duke përfshirë 89 në Aeroportin Kombëtar të Uashington dhe 5.700 fluturime të tjera në SHBA janë vonuar.