Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se Rusia mund të mos i financojë më aktivitetet e grupit mercenar Wagner.
Në disa postime në platformën “X”, e njohur më parë si Twitter, ministria shkruan se Rusia “veproi kundër disa interesave të tjera të biznesit të pronarit të Wagner Yevgeny Prigozhin” pasi ai udhëhoqi një rebelim kundër kreut të ushtrisë ruse.
Britania paralajmëron se Bjellorusia mund të marrë në dorë financimin e Wagner.
“Nëse shteti rus nuk e paguan më Wagnerin, atëherë do të jetën autoritetet bjelloruse që do ta financojnë. Sidoqoftë, forca e konsiderueshme do të ishte një rrjedhje e konsiderueshme dhe potencialisht e padëshiruar për burimet modeste të Bjellorusisë,” shtoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.