Në një kohë që jemi në sezonin e depozitimit të taksave, mashtruesit në Greqi kanë nisur tentativat për të grabitur qytetarët në e mail. Kjo e po bëhet me anë të mesazheve në e mail që pretendojnë se janë rimbursime taksash, duke kërkuar detaje bankare.
Autoritetet atje kanë paralajmëruar qytetarët që të mos bien viktima të këtyre dukurive të reja.
Sipas tyre, mashtruesit po dërgojnë e-mail me mesazhin e rremë ” ISH-ja ka llogaritur deklaratën tuaj tatimore dhe ju keni të drejtën e rimbursimit të taksave”. Për pasojë bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hapin asnjë skedar bashkëngjitur në email, të mos klikojnë çdo hiperlidhje (lidhje) dhe të fshijnë menjëherë mesazhin e rremë.
“E nderuar Zonjë/I nderuar Zotëri,
Kërkojmë vëmendjen tuaj të menjëhershme për një e-mail të dërguar ku thuhet se “Taksimi ka llogaritur deklaratën tuaj tatimore dhe ju keni të drejtë për rimbursim tatimor”. Kjo është një përpjekje për të mashtruar përmes falsifikimit të imazheve dhe të dhënave. Për mbrojtjen tuaj:
MOS hap asnjë bashkëngjitje në mesazh
Fshijeni mesazhin MENJËHERË pasi është i rremë dhe përmban përmbajtje me qëllim të keq.
Faleminderit për kohën dhe bashkëpunimin”. Është mirë të kontaktoni kontabilistin tuaj në rastet e lidhura me taksat”, përfundon mesazhi i autoriteteve.