Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi sot se Rusia mund të përdorë armë bërthamore.
“Përdorimi i armëve bërthamore është qartësisht i kufizuar nga rrethana të jashtëzakonshme brenda kuadrit të qëllimeve rreptësisht mbrojtëse,” tha ajo.
Zakharova vuri në dukje se Moska ishte plotësisht e përkushtuar ndaj parimit të parandalimit të luftës bërthamore.
“Nuk mund të ketë fitues nëse ndodh. Ajo nuk duhet të ndodhë kurrë. Ne vazhdimisht u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tjera në deklaratën e përbashkët të liderëve të pesë shteteve bërthamore për parandalimin e luftës bërthamore dhe papranueshmërinë e një gare armatimesh që t’i përmbahen këto postulate”, theksoi Zakharova.