Jemi mësuar që frutat i konsumojmë kryesisht pas drekës, për shkak se ekziston miti se ndihmojnë në procesin e tretjes.
Por, ekspertët e shëndetit shprehen se ky është një zakon i gabuar.
Ja se cila është koha e duhur për t’i konsumuar ato:
Ngrënia e frutave në drekë
Shumë njerëz besojnë se për të shmangur problemet me tretjen, e mira e të mirave është që frutat dhe ëmbëlsirat të hahen përpara ushqimit, sepse përpos të tjerave do të ndiheni më të ngopur.
Kjo është e vërtetë. Nëse zgjidhni të hani fruta pas drekës, atëherë duhet të dini që do të shtoni dozën e kalorive.
Kjo nuk ju vjen në ndihmë nëse po përpiqeni të bini në peshë.
Darka është periudha më e keqe për të ngrënë fruta.
Shumica e ushqyesve humbasin gjatë tretjes dhe si pasojë e fermentimit të sheqernave. Ja përse disa njerëz ndihen keq kur hanë fruta pas darkës.
Frutat duhen ngrënë në mëngjes
Nëse hani fruta në mëngjes, do të pajiseni me një dozë të shëndetshme energjie natyrale. Metabolizmi funksionon shumë mirë deri në drekë.
Nëse dëshironi të konsumoni disa kokrra rrush në mbrëmje, nuk ka arsye për t’u shqetësuar por shmangni alternativat më të rënda për stomakun siç është banania.