Papa Francesku ka treguar se gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë aspak e mirë. Këtë e ka bërë me dije gjatë një telefonate me Michele Ferri, familja e tregtarit të vrarë në Pesaro më 3 qershor 2013 nga një punonjës i tij për qëllim grabitjeje.
Gjatë telefonatës me Michele Ferri, Papa u shpreh se e kishte parë veten keq nga sëmundja dhe kishte përfunduar në spital pa vetëdije. Kjo është telefonata e nëntëdhjetë e Papës me Ferrit.
Që nga ajo ngjarje tragjike e 3 qershorit mes Michele, vëllait të viktimës, dhe Papa Françeskut, është krijuar një miqësi e vërtetë.