Papa Francesku ka lënë hapur mundësinë për një dorëheqje të mundshme në rast lodhjeje.
“Një lodhje që të bën të mos i shohësh gjërat qartë. Një mungesë qartësie ndikon kur vjen puna te dijenia se si të vlerësohen gjendjet”, tha Papa 86 vjeçar.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se i vjen turp të përdorë një karrige me rrota për shkak të lodhjet apo probleme shëndetësore. Kjo deklaratë vjen vetëm pak kohë pasi ai tha se dorëheqjet e papës duhet të ndodhë në raste të jashtëzakonshme.
Papa Françesku ka drejtuar Kishën Katolike që nga marsi i vitit 2013 dhe e hëna shënon 10 vjet që kur ai mori detyrën.