Në një kohë kur mijëra spektatorë ishin mbledhur përgjatë Gjirit të Meksikës për të parë lëshimin e raketës më të madhe ndonjëherë, gjatë numërimit mbrapsht në minutat e fundit ekipi i SpaceX njoftoi se fluturimi është ndërprerë. Shkak është bërë një problem teknik.
Elon Musk ka treguar se kjo gjë nuk u arrit, për shkak të një valvule që duket se kishte ngrirë, duke njoftuar kështu ndjekësit për anulimin e fluturimit të saj. Do të duhen të paktën 48 orë për të rivendosur raketën përpara se të provohet nisja përsëri, gjë e cila e ka shtyrë nisjen për ditën e mërkurë ose të enjten.
E njohur si Starship, raketa është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan, Elon Musk. Është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e shpejtësisë së çdo rakete tjetër në histori.