Përjashtimeve nga radhët e tyre, vetë opozita iu është përgjigjur në të njëjtën mënyrë!
Kësaj here është Partia Demokratike që kërkon përjashtimin nga Kuvendi të ministres Elisa Spiropali! Sipas tyre, Spiropali ka përdorur një gjuhë fyese ndaj deputetit Edmond Spaho.
Shkak duket të jetë bërë një ironi që ministrja Spiropali bëri ndaj Edmond Spahos, që nuk ndodhej në seancë për shkak të përjashtimit pas shkuljes së mikrofonit të foltores dhe rënies së bilbilit përreth 6 orëve që ajo seancë zgjati.
“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës.”- tha Spiropali dje.
Nga ana tjetër, deputeti Gazmend Bardhi i kërkon kryeparlamentares Lindita Nikolla të anulojë votimin e ligjeve, pasi sipas tij nuk ka pasur kuorum.