OKB i bën thirrje Rusisë që të rikthehet në marrëveshjen e eksportit të drithërave për të ndalur një tjetër krizë ushqimore. Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres kërkon që nisma të funksionojë në mënyrë paqësore nga të dyja palët për të siguruar eksporte të sigurta.
‘Unë besoj se kemi paraqitur një propozim që mund të jetë baza për një rinovim që duhet të jetë i qëndrueshëm. Ne nuk mund të kemi një nismë të Detit të Zi që kalon nga kriza në krizë, nga pezullimi në pezullim. Ne duhet të kemi diçka që funksionon dhe që funksionon në të mirë të të gjithëve’, u shpreh Guterres.
Rusia ka thënë se nëse kërkesat për të përmirësuar eksportet e saj të drithërave dhe plehrave do të përmbusheshin, ajo do të konsideronte rikthmin në marrëveshje.
Letra e Guterres vjen përpara takimit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Tayyip Erdogan. Ata pritet të takohen të hënën për të diskutuar kryesisht eksportet e grurit të Detit të Zi.