António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së thotë lufta në Ukrainë dhe kriza klimatike janë një “stuhi e përsosur” që vetëm sa po rrit hendekun midis Veriut dhe Jugut të botës, e cila nga ana tjetër është moralisht e papranueshme dhe e rrezikshme”.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Guterres, deklaruar për gazetën britanike The Guardian, ky hendek nuk është vetëm “moralisht i papranueshëm”, por i rrezikshëm dhe kërcënon më tej paqen dhe sigurinë në një botë që tashmë po lufton me konflikte të shumta.
Krizat globale të ushqimit, energjisë dhe financiare të nisura nga lufta në Ukrainë kanë prekur vendet tashmë të tronditura nga pandemia dhe kriza klimatike, duke përmbysur atë që kishte qenë një konvergjencë në rritje midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, vazhdoi Guterres, i cili theksoi se për momentin shqetësimi më i madh është pikërisht zgjerimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.