Kryeministri Edi Rama ka reaguar për njoftimin për media të publikuar nga OKB lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Mos citimi i emrit Kosovë dhe Serbi, por Boegrad dhe Prishtinë, për Ramën është e papranueshme.
‘Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm i OKB, nuk do ta përdorte këtë emër qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë.”, shkruan Rama.
Rama hedh dyshime se mos ky qëndrim është si një tregues se OKB nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur, aq sa zgjedh që të mos i emërtojë me emrin zyrtar. Kjo nisur edhe nga fakti se vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.