Rreth 138 persona kanë humbur jetën që nga korriku në Amhara të Etiopisë pas konflikteve të armatosura që kanë përfshirë vendin.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut vlerësoi me shumë shqetësim situatën në vend pasi qeveria federale vendosi një gjendje të jashtëzakonshme në fillim të muajit, duke përmendur “arrestimet masive”.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në disa zona të Etiopisë,” tha OKB.
Amhara, shteti i dytë më i populluar i Etiopisë, është kthyer në një sheh betejë që nga prilli, për shkak të njoftimit nga qeveria federale se do të shpërbëjë “forcat speciale” të grupit etnik.
Qeveria federale shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fillim të këtij muaji.