Sheiku kataroit Jassim Al Thani që dëshiron të blejë Manchester United ka gati një ofertë të dytë për klubin anglez.
Oferta e parë e bërë ishte rreth 5 miliardë euro. Përfaqësuesit e tij ishin në qytetin e Manchester, ku zhvilluan bisedime me zyrtarë të klubit, që sipas tabloidit anglez “Daily Mail” rezultuan të gjata, të përzemërta dhe pozitiv.
Delegacioni nga Katari vizitoi stadiumin “Old Trafford” e më pas kompleksin stërvitor të “Djajve të kuq” në Carrington.
Bisedimet zgjatën për rreth 10 orë dhe palët folën në detaje për çështjet financiare. Brenda 10 ditësh, pritet që Sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani të bëjë një ofertë të dytë për United.
Banka amerikane “Raine Group” është përzgjedhur nga familja Glazers që zotëron klubin të merret me procesin e shitjes. Por takime pritet që të ketë edhe me miliarderin britanik Sir Jim Ratcliffe, por interes kanë edhe dy dy grupe të tjera të paidentifikuara.
Sheiku Al Thani kërkon 100% të aksioneve e parashikon investime të mëdha si në infrastrukturë, ashtu edhe në merkato.