Shëndeti i Mbretit Charles është në gjendje shumë më të rënduar sesa menduan mjekët, sipas ekspertit mbretëror Thomas Quinn. Për the Mirror ai ka zbuluar se monarku tashmë po përgatit djalin e tij, Princin William si pasardhës, por kjo po mbahet sekret nga djali i tij i dytë, Princi Harry.
“Mbreti Charles është në dijeni të gjendjes së tij shëndetësore. Princi William është në prag të trashëgimisë. Monarku shpreson të mbetet në gjendje relativisht të mirë për të dorëzuar kurorën në moshën 80-vjeçare. Megjithatë, këto procedura mund të fillojnë shumë më herët, pasi forma e tij e kancerit është shumë më e rrezikshme dhe agresive sesa menduan mjekët fillimisht”, tha eksperti mbretëror.
Ai shtoi gjithashtu se askush nuk i beson Dukës së Sussex-it, Harry-t, pasi intervistat që ai jep për familjen mbretërore janë të gjitha në formë kritike, siç është edhe biografia e tij.