Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës.
Vasili shprehet se sot në rajon nafta shitet shumë më lirë se në Shqipëri, ndërsa i kërkon qeverisë të mos justifikojnë rritjen e kostos.
Statusi i Petrit Vasilit:
O Bordi komunist, boll vodhet, ulni çmimin e Naftes si në Mal te Zi e Maqedoni! Sot hajdutet e rilindjes e kane rritur çmimin e naftes duke e çuar ne 248 lek litrin! Po sot ne Mal te Zi cmimi eshte 170 lek litri. Ndersa ne Maqedoni cmimi eshte 186 leke litri. Hajdute rilindas boll dolet pa pike turpi dhe justifikoni çmimin e naftes. Lerini çfaqjet rrugeve dhe propaganden idiote komuniste sepse Mali i Zi dhe Maqedonia jane pasqyra e hajduterise tuaj te padegjuar.