Kryeredaktori britanik i Vogue, Edward Enninful është i kënaqur me përgjigjen ndaj numrit të parë të revistës së tij me shkrim Braille për të verbërit dhe me shikim të pjesshëm.
Numri i majit i botimit të modës, i cili u lançua në Britaninë e Madhe në 1916, është i disponueshëm në Braille fizike si dhe audio.
“Për herë të parë në historinë e @britishvogue, kam kënaqësinë të ndaj se revista tani është e disponueshme në Braille, për të verbërit dhe me shikim të pjesshëm”, postoi Enninful në Instagram. “Ekipi i Vogue dhe unë jemi të kënaqur me përgjigjen për numrin e majit, por ajo që na ka mësuar procesi i punës në të është se ndryshimi i prekshëm dhe i qëndrueshëm është më i rëndësishmi”.
Sipas tij, “Vogue, si industri e modës dhe botimeve, ka ende shumë për të bërë”.
Numri i majit i revistës fokusohet në përfshirjen dhe paraqet njerëz të talentuar me aftësi të kufizuara, duke përfshirë yllin e kopertinës Sinead Burke, një shkrimtare irlandeze dhe aktiviste për aftësinë e kufizuar që ka akondroplazi, forma më e zakonshme e xhuxhit.
Ky numër paraqet gjithashtu aktoren Selma Blair, modelet Aaron Rose Philip dhe Ellie Goldstein dhe interpretuesen e gjuhës së shenjave amerikane Justina Miles si yje të veçantë të kopertinës.
Numri përmban rrëfimet e 19 personave me aftësi të kufizuara nga bota e modës, sportit, kulturës dhe aktivizmit të prezantuara3 përmes intervistave, esesë dhe forma të tjera, transmeton Hina.