Numri i personave në moshën 100 vjeç në Japoni ka arritur rekord. Aktualisht numërohen 92,139 njëqind vjeçarë të udhëhequr nga gratë, të cilat përbëjnë 88.5% të totalit me jetëgjatësinë më të madhe në botë.
Numri i 100-vjeçarëve u rrit me 1.428 nga një vit më parë. Shifrat janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.
Gruaja më e vjetër e Japonisë ishte 116-vjeçarja Fusa Tatsumi nga prefektura e Osakës. Ndërsa burri më i vjetër i vendit ishte 111-vjeçari Gisaburo Sonobe nga prefektura Chiba.