Milani do të ndryshojë me largimin e drejtorit teknik Paolo Maldini dhe krahut të tij të djathtë Frederik Masara. Numri 1 i klubit Cheri Kardinale ka vendosur që të mos zëvendësojë dy drejtuesit e klubit, por të ndryshojë hierarkinë. Ai do të rishpërndajë detyrat brenda klubit kuqezi.
Vullneti i Kardinale është që të menaxhojë Milanin personalisht dhe të jetë më i pranishëm në Milano sesa ka qenë deri tani.
Gjithashtu ai ka vendosur që t’i japë më shumë kompetenca te administratori i deleguar Giorgio Furlani, i cili do të ketë detyrën e menaxhimit të meraktos si edhe shefit pwr zbulimin e talenteve Geoffrey Moncada, i cili do të përfshihet në strategjitë që do të ndiqen për të arritur objektivat e vendosura nga drejtuesit.
Milani i ri do të bazohet te grupi dhe jo te figurat individuale. Takimi mes Kardinales dhe Maldinit zgjati vetëm 30 minuta në një hotel në qendër të Milanos.
Maldini kërkoi që ekipi të përforcohet me emra që ofrojnë garanci, në mënyrë që të jetë kompetitiv në Serie A dhe Europë, ndërsa Kardinale kërkon që ekipi të ndërtohet nga talentet brenda klubit.
Por numri 1 i Milanit është i zhgënjyer edhe për dështimin e vjetshëm në merkato.