Shteti i Xhorxhias ka ngritur akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Aktpadia është ngritur për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden. Kjo është akuza e katërt brenda vitit për Trump i cili është kandidati kryesor në garën brenda republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Aktakuza e gjerë prej 98 faqesh listonte 19 të pandehur dhe 41 akuza penale gjithsej. Të gjithë të pandehurit u akuzuan për shantazh, i cili përdoret për të synuar anëtarët e grupeve të krimit të organizuar dhe dënohet me deri në 20 vjet burg.
Baze e kësaj akuze është një telefonatë e 2 janarit 2021, ku Trump i kërkoi zyrtarit më të lartë zgjedhor të Xhorxhias, Brad Raffensperger, të “gjente” vota të mjaftueshme për të rikthyer humbjen e tij të ngushtë në shtet. Raffensperger refuzoi ta bënte këtë.
Trump ka mohuar çdo akuze dhe sulmoi Prokuroren e çështjes duke e etiketuar si një demokrate të motivuar politikisht për të ngritur padinë.
Mes të akuzuarve së bashku me Trump, janë edhe ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, avokati i Trump, Rudy Giuliani dhe ish-zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark.