Një tërmet tjetër 5.6 ballë ka goditur në qytetin Malatya në Turqi. Si pasojë, deri më tani raportohet se ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 69 të tjerë. Autoritet atje kanë paralajmëruar qytetarët të mos futen në banesat e dëmtuara për shkak të pasgoditjeve të tjera që mund të ketë në orët në vijim.
Tërmeti që shkaktoi panik është ndjerë edhe në krahinat përreth. Qyteti i Malatya është një nga qytetet më të prekura nga tërmetet e 6 shkurtit. Shumë godina u shembën, disa ditë me radhë u zhvilluan kërkime për të mbijetuarit nën rrënoja ndërsa pjesë e operacioneve të kërkim-shpëtimin ishin edhe shqiptarët.