Në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 kryeministri Edi Rama u shpreh se mbështetja për Ukrainë nuk ka munguar, por kjo nuk e ndihmon atë të fitojë luftën.
I ndalur tek lufta në Ukrainë, ai theksoi se nuk do të mungojë mbështetja.
“Ju falënderoj për ftesën. Ky është një prej forumeve që nuk janë për organizatorët, por për të ftuarit. Nëse doni të flisni për lodhjen duhet të kishit ftuar vendet e tjera jo ne. Sa më i pasur është vendi aq më i lartë është rreziku për t’u lodhur. Në vend të Shqipërisë duhet të kishit ftuar Italinë. Sllovenia është organizatori. Nuk mendoj se rreziku i lodhjes është në Shqipëri. Ne e kemi parë luftën gjatë jetës sonë, Islanda kurrë nuk ka parë luftë se askush nuk do të shkojë atje. Mund të shkojë si turist, por turistët nuk luftojnë. Kufiri dhimbjes së rusëve është i lartë. Ukraina nuk e ka humbur luftën, Rusia tani për tani nuk e ka fituar. Unë lutem që të pasurit e vendeve të pasura do të vijojnë kështu dhe nuk do dorëzohen, por duke pasur parasysh fatura, nuk e di…Ndërkohë pjesa tjetër nuk ka parë luftë përveçse në Netflix, pra nuk jam i sigurt nëse ajo që kanë mësuar nga historia është mjaftueshëm. Italianët janë një vend mjaft tragjik kur vjen fjala për t’u përballur me sfidën e të ngrënit. Nuk duket se lufta do të jetë e shkurtër. Ndoshta në Slloveni keni ata që quhen parashikues të fatit, sa për Shqipërinë ne jemi asi i kupave, jemi gati të mbështesim Ukrainën deri në fund, por nuk jam i sigurt se Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën ta fitojë luftën”, ka thënë kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me qëndrimin që do ta mbaj përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar “dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake”.
Rama i sqaroi panelit se Shqipëria është shumë më pak e varur nga Rusia, ndryshe nga ç’ndodh me Europën, pasi vendi ynë nuk e ka të rrjetëzuar dhe lidhur sistemin energjetik me prodhimet e gazit rus.
Përgjigja e Ramës:
Dëgjo! Ne jemi harmonizuar qysh prej ditës së parë me politikën e jashtme të Be-së dhe do vazhdojmë. Jemi shumë besnikë ndaj perandorive ne. Ishim të fundit që u larguam nga perandoria Otomane, dhe të fundit që e rrëzuam bustin e Stalinit edhe kur vetë Perandoria Sovjetike e kishte hedhur, ndaj do të jemi të fundit që do të largohemi nga perandoria perëndimore. Si e shpjegoni këtë ju? Se ne jemi njerëz të mirë. Se në kodin tonë, në Kushtetutën e parë të Shqipërisë, fjala e dhënë është nderi dhe ne ja kemi dhënë fjalën BE-së dhe do e mbajmë.
Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorinë sovjetike, Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë ne e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon. Problemi që unë shoh është sepse ju përmendët pasi unë fola Scholz, por s’po flisja për Scholz kur përmenda Gjermaninë. Sepse reagimi i Gjermanisë tani ka qenë perfekt. Po flasim për opinionin publik, sepse opinioni e rrëzon Scholzin por jo Putinin. Këtu propaganda ruse edhe pse janë marrë disa masa mund të rrjedhë gjatë gjithë kohës, dhe debati mes palëve mund të dërgojmë armë apo jo ka nisur. Kur ka kriza të mëdha, siç e thashë ata që kanë më shumë probleme janë të pasurit sesa të varfrit. Unë e shoh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe krah Ukrainës, pjesën tjetër nuk e di.