Aleksandër Vulin, ish-ministër i qeverisë serbe dhe ish-shef i inteligjencës serbe, është emëruar në Senatin e Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Vulin bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.
Vulin më 3 nëntor, dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).
Politikani serb u shpall “non-grata” nga SHBA-të në muajin korrik të këtij viti, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë.