Misrat e pjekur janë të parapëlqyer në stinën e verës. Misri ka vlera të çmuara për shëndetin dhe organizimin tonë.
Misri është i pasur me ushqyes
Misri është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën. Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta. Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.
Misri ka më pak sheqer se molla
Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.
Ushqim për bakteret e mira
Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.
Pasuri fibrash
Shumica prej nesh kemi mungesë fibrash në organizëm. Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës.