Zgjedhjet në Greqi kanë pasur një episod të pabesueshëm. Demosten Vergis, kandidat i Partisë Ambientaliste greke, ka marrë vetëm një votë. Po, vetëm një votë, atë të vetes së tij. Që do të thotë se as gruaja nuk e ka votuar për shkak se ishte me pushime në Mykonos.
Ky fenomen është bërë viral në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar edhe komentet ironike.
“Thuhet se ai nuk gjeti as votën e tij në një nga kutitë”.
“Mori vetëm një votë në të gjithë Greqinë, as të afërmit e tij nuk e votuan?”, ishin disa nga komentet.