Sky Brown ka dhuruar një super shfaqjeje në Kampionatin Botëror të Skateboarding e për pasojë u shpall edhe fitues e kampionatit botëror në skejtbording park. 14-vjeçarja është fituesja më e re e medaljes olimpike në Britani dhe tani është bërë kampionia e parë e botës në skejtbording. Kokona Hiraki u rendit e dyta, ndërsa Sakura Yosozumi, doli e treta.
“Të jesh përsëri në podium është çmenduri. Jam me të vërtetë e kënaqur, ka qenë shumë argëtuese. Po mundohesha ta shijoja sa më shumë të mundesha”, tha Brown pas garës.
Nën mbikëqyrjen e babait të saj, Brown u mor me këtë sport kur ajo ishte tre vjeç, duke mësuar nga YouTube dhe përfundimisht u regjistrua në programin e skateboarding të Britanisë së Madhe. Në maj të vitit 2020, ajo pësoi një dëmtim të rëndë për jetën pasi pësoi thyerje të kafkës, gjithashtu edhe dëmtime në kyçin e majtë, por u rikthye për t’u bërë më e fortë.
Kampionatet gjithashtu ofrojnë pikë renditjeje për kualifikimin olimpik. Me këtë medalje, Brown merr gjithashtu pikët maksimale drejt kualifikimit për Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Paris.