Partia e Lirisë mbështet protestën që do të zhvillohet nesër para ministrisë së Brendshme, nën moton “Drejtësi për Jonadën”. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Tedi Blushi ka shpërndarë një video të publikuar nga deputeti i PD, Belind Këlliçi.
Në video, PD por edhe PL, pretendojnë se “ka një ushtri fantazmash që adhurojnë qeverinë”, duke iu referuar komenteve të bëra në faqen e kryeministrit Rama.
“Argëtohuni” sot me Fake-Qeverinë dhe nesër të gjithë në protestë kundër kësaj bande hajdutësh që kujdeset vetëm për Fake-like dhe followersa nga Bangladeshi”, shkruan Tedi Blushi.
Ndërkohë deputeti Belind Këllçi shkruan:
“Një ushtri fantazmash që adhuron qeverinë. Emra dhe fotofytyra të vjedhura nga ata që na vjedhin çdo ditë. Komentet gatuhen në zyrat e qeverisë dhe shpërndahen nga një ushtri komentuesish që i paguajnë me paratë e shqiptarëve. Kjo është mbështetja reale që kanë.”