Një tjetër shtet po ndihet i rrezikuar nga Rusia dhe kërkon zgjidhje në mënyrë të menjëhershme. Bëhet fjalë për Moldavinë. Ato kërkojnë integrimin në Bashkimin Europian “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Ne besojmë se nuk mund ta shpëtojmë demokracinë tonë nëse nuk jemi anëtare të BE-së. Rusia do të vazhdojë të jetë një burim kryesor i destabilitetit në vitet e ardhshme dhe ne duhet të mbrohemi”, tha Presidentja Sandu.
Presidentja bëri thirrje për një demonstratë të madhe pro-BE-së të dielën. Sipas saj është e rëndësishme që banorët të tregojnë mbështetjen e tyre për integrimin e Moldavisë.
“Lufta në Ukrainë na bëri t’i shohim gjërat bardh e zi: ne e shohim shumë qartë tani se çfarë do të thotë një botë e lirë dhe çfarë do të thotë një botë autoritare ,” theksoi Sandou.
Përveç situatës së saj të brishtë ekonomike dhe problemeve kronike të korrupsionit, Moldavia duhet të gjejë një zgjidhje për provincën separatiste të Transnistrisë, një rajon pro-rus me 300,000 banorë në pjesën lindore të vendit.