Një sondazh i fundit i zhvilluar në Francë, ka zbuluar se në këto Krishtlindje, francezët kanë shitur dhuratat që kanë marrë nga familjarët, miqtë apo kolegët.
Sondazhi tregoi se 1/4 e francezëve ose 23%, pohuan se do i kishin shitur dhuratat. Arsyeja: për të paguar paratë për faturat energjisë elektrike, telefonit, shërbimeve ose ndoshta për të paguar tarifat komunale.
Fenomeni është vënë re më së shumti tek personat e moshës 25 deri në 44 vjeç.
Rreth 300,000 reklama për shitjen e dhuratave u postuan në platformën eBay vetëm në ditën e Krishtlindjes, 25 dhjetor.