Një kometë e sapo zbuluar do të afrohet shumë afër me planetin tonë ditën e sotme.
Astronomët thonë se udhëtimi i kësaj komete drejt nesh zgjati rreth 50.000 vjet.
Fotografitë e kapura nga astronomët tregojnë një ngjyrë të gjelbër të dallueshme rreth trupit të kometës, mirëpo ata që presin një ngjyrë smeraldi në qiell do të zhgënjehen. Shkëlqimi i saj është në pragun e asaj që shihet me sy të lirë, pra e vështirë për t’u parë.
Kometat janë kryesisht të përbëra nga akulli dhe pluhuri. Ndërsa i afrohen Diellit, akulli avullohet dhe pluhuri shkundet për të krijuar shenjën e bishtit të gjatë.
“Nëse je me fat, do të shohësh një shenjë të bishtit që del prej tij, kështu që do të duket më shumë si një kometë klasike,” thotë Dr. Robert Massey, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Shoqërisë Mbretërore astronomike.
Astronomët zbuluan kometën C/2022 E3 (ZTF) marsin e kaluar në Observatorin Palomar në Kaliforni.
Ajo do të bëjë afrimin e saj më të afërt me Tokën në rreth 41 milion km larg këtë të mërkurë.
Objekti e ka origjinën në renë Oort, një koleksion trupash të akullt në skaj të Sistemit Diellor.