Një sërë proshutash të ftohta të shoqëruara me disa gota verë konsiderohet për disa mënyra më të mira për të kaluar një të shtunë në mbrëmje. Për të tjerët, një picë pa proshutë nuk është picë. Mirëpo, sado që ne i pëlqejmë këto produkte të përpunuara të mishit, konsumi i tyre duhet të jetë i kufizuar, për të parandaluar kancerin.
Në veçanti, kimikatet që zakonisht shtohen kur serviren të ftohta mund të rrisin rrezikun e kancerit, sipas një studimi më të ri.
Në këtë studim të fundit, studiuesit u dhanë minjve mish të përpunuar që përmbante nitrit, i cili përbënte 15% të dietës së tyre. Një grup tjetër minjsh, ushqehej me të njëjtën sasi mishi, por nuk përmbante këto kimikate.
Sipas rezultateve, të botuara në revistën Nature, ato kafshë eksperimentale të ushqyera me mish pa nitrit nuk panë ndonjë rritje në tumoret e tyre. Në të kundërt, ata që konsumuan mish me nitrit kishin 75% më shumë rrezik. Në mënyrë të ngjashme, minjtë në grupin e fundit zhvilluan 82% më shumë tumore në zorrë sesa në grupin e kontrollit.