Në 25 mars pritet që Partia Socialiste të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ajo që është e sigurt është se në Vlorë nuk do të ketë një rikandidim, kjo për shkak të krisjes së marrëdhënies që ka pasur mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryebashkiakut aktual, Dritan Leli. Për këtë arsye është arritur të mësohet se kandidat për bashkinë e këtij qyteti do të Ermal Dredha, i cili aktualisht mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000, duket se do të rikthehet në vendlindje, për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste.
Ermal Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.
Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga ana tjetër, në Sarandë kandidati i PS do të jetë Olti Çaçi.