Debutim perfekt për Harry Kane! Sulmuesi anglez shënoi gol dhe dha një asist në fitoren 4-0 në transfertë kundër Verder Bremen në takimin e parë të Bundesligës. Sulmuesit 30-vjeçar iu deshën vetëm 4 minuta lojë që të linte shenjë. Ai i dha një asist Leroi Sane që e ktheu në gol.
Kapiteni i Anglisë më pas shënoi golin e tij të parë për Bayern në minutën e 74-të. Në minutën e 84-tët ai u zëvendësua nga Mathis Tel.
Gjashtë minuta më pas Sane realizoi golin e dytë të tij dhe të tretin për bavarezët. Pokerin e vulosi Tel në shtesë. Në përfundim të takimit, kapiteni i Anglisë tregoi emocionet për nisjen perfekte.
‘Është fantastike! Kam punuar fort që të futesha në fushë e të bëja një nisje të mirë. Goli erdhi shpejt, por ndeshja ishte e luftuar. Në pjesën e dytë ata na krijuan disa probleme, por arritëm të shënonim golin e dytë. Përgjithësisht luajtëm mire! Tani të përgatitemi për sfidën e radhës’, u shpreh Kane.
Hane bëhet futbollisti i parë anglez që në debutimin në Bundesligë shënon një gol e dha një asist. Bayern pagoi 120 milionë euro për kartoni e tij te Tottenham.