Nga dita e sotme, 1 nëntor, sipas vendimit të qeverisë Kurti, shoferët që drejtojnë makinat me targa ilegale do të ndalohen dhe do të qortohen nga policia e Kosovës dhe tri javë me pas për dy muaj të gjithë ata që kanë targa ilegale do te gjobiten.
Në fund të këtyre masave, më 21 prill do të konfiskohet çdo makinë që ka targa të tilla.
Targat ilegale i lëshon shteti i Serbisë me iniciale të qyteteve të Kosovës, duke e projektuar atë si pjesë si shtet i Serbisë. Këto targa janë një simbolikë e qëndrimit të Serbisë në raport me shtetin e Kosovës.