Kur ora shënon rreth 23:00, ka nisur procesi i numërimit të votave.
Aktualisht ka nisur ky proces në Memaliaj dhe në Pustec.
Ndërkohë në 3 bashki të tjera, Vorë, Elbasan dhe Kamëz numërimi është bërë elektronikisht, e ku rezultati ka dalë brenda 60 minutash.
Ndërkohë, më herët Komisioneri Ilirjan Celibashi tha sot se do të detyrojë me forcën që i jep ligji, komisionerët që të vazhdojnë procesin e numërimit në mënyrë që rezultati të dalë brenda mbrëmjes së të martës.