Viti 2024 do të përfaqësojë mbretërimin e ngjyrave jeshile, portokalli dhe rozë.
Ngjyra e gjelbër i përket elementit të drurit, e lidhur me energjinë e rritjes dhe energjinë e stinës së pranverës. Sugjerohet më shumë në dhomat e fëmijëve. Simbolizon rritjen, vitalitetin dhe shëndetin.
Ngjyra e gjelbër shpesh mund të jetë shumë e dobishme në pothuajse të gjitha dhomat për shkak të energjisë së saj të mirë. Për këtë arsye propozohet shpesh në kuzhinë dhe përmes detajeve në dhomën e ndenjes dhe tualet.
Ngjyra portokalli është mjaft energjike, përdoret në ato pjesë të shtëpisë që janë të errëta. Kontribuon në krijimin e dritës në zonat e errëta të hapësirës.
Portokallia është një kombinim i së kuqes, e cila vjen nga energjia e Zjarrit dhe e verdha, nga energjia e Tokës.