Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në Romë. Makina në të cilin gjendej vogëlushi është përplasur nga një tjetër automjet, i drejtuar nga një i ri. Ky i fundit, së bashku me pasagjerët ka qenë duke filmuar video për rrjetet sociale, referuar mediave italiane.
5-vjeçari ishte në makinë me nënën e tij 29-vjeçare dhe të motrën 3 vjeçe, në momentin që u përplasën nga makina tjetër. e drejtuar nga një i ri, i cili ishte duke filmuar një video për rrjetet sociale. Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë pasagjerë 4 të rinj. Nëna dhe motra e tij kanë mbetur të plagosura rëndë.