Ish president i SHBA, Donald Trump do të publikojë një libër me 150 letra nga personazhet e famshme dhe duket se ka vendosur që t’ua “nxijë faqen” personazheve të famshme. Së fundmi mësohet se personalitete të tilla si Mbretëresha Elizabet, Princesha Diana, Richard Nixon, Oprah Winfrey dhe Hillary Clinton “i janë lëpirë” atij si një njeri me pushtet që ishte.
“Mendoj se ata që e lexojnë atë do të gjejnë se kjo është një jetë shumë emocionuese. Unë i njoh të gjithë ata – dhe secili prej tyre “më lëpinte” dhe tani vetëm gjysma vazhdojnë ta bëjnë këtë,” tha ish presidenti i SHBA.
Djali i Trump, Donald Trump Jr., gjithashtu foli në të njëjtën faqe interneti, duke vënë në dukje se babai i tij kishte ndërvepruar “me disa nga njerëzit më magjepsës në planet” por “është mbresëlënëse se sa shpejt ata kishin ndryshuar kur ai kandidoi me partinë republikane.
“Letrat e tyre tregojnë sa shumë “ndjenin” për të dhe sa e rreme është me të vërtetë përbuzja e tyre e tanishme” tha ai.
Libri i letrave i Trumpit do të shitet për 99 dollarë pa nënshkrimin e tij dhe 399 dollarë me firmën e tij. Libri i ri është vendosur të botohet më 25 prill nga Winning Team, e njëjta shtëpi botuese që vitin e kaluar botoi “Udhëtimi ynë së bashku”, një libër fotografish që mbulon periudhën kur Trump ishte president i SHBA-së.