Neymar Jr. u prezantua nga klubi saudit Al hilal në stadiumin King Fahd në Riad të shtunën.
Golashënuesi më i mirë i Brazilit u mirëprit në stadiumin me kapacitet 70,000 vende të Al-Hilal, së bashku me dy nënshkrime të tjera të reja; Malcolm dhe portieri maroken Yassine Bounou.
“Jam shumë i lumtur me këtë pritje, me këtë sfidë të re. Jam i impresionuar dhe super i lumtur,” u tha ai tifozëve. 31-vjeçari nënshkroi një kontratë dyvjeçare që pritet t’i sjellë një pagë vjetore prej rreth 100 milionë dollarë.
Ai u zotua se do të sjellë gjithnjë e më shumë emocione te tifozët me ekipin e tij të ri.
Neymar ishte nënshkrimi i gjashtë i Al Hilal këtë verë, pas bashkatdhetarit Malcom, mesfushorit të Portugalisë, Rúben Neves dhe mbrojtësit të Senegalit, Kalidou Koulibaly.