Paris Saint-German ka pranuar kërkesën e Neymar për t’u shitur deri në gusht. Por, falë një kontrate me yllin brazilian deri në vitin 2027, klubi nuk ka ndërmend t’i japë asnjë zbritje blerësit të mundshëm.
PSG ka vendosur “ta shesë” Neymar-in jo më pak se 150 milionë euro.
Këtë sezon llogaritë e PSG-së nuk kërcënohen nga ‘fair play’ financiar, por në të ardhmen, klubi ka nevojë për likuiditet dhe një nga asetet që mund të sjellë më shumë para, është pa dyshim Neymar.
Në këtë pikë, gjithçka që mbetet është të gjendet një blerës i mundshëm, deri më 3 shtator, ditën kur tregu mbyllet në Francë.