Një nga super- lojtarët më të diskutueshëm të epokës moderne është pa ndyshim Neymar. Asi brazilian ishte futbollisti i parë për të cilin do të shpenzohej mbi 200 milionë € për një transferim të vetëm kur Paris Saint-Germain e bleu atë nga Barcelona, megjithatë vitet e tij në Paris nuk kanë ofruar shumë kujtime të bukura për ndjekësit e tij. Koinçidenca djallëzore e mungesës së tij për shkak të dëmtimeve në të njëjtën kohë çdo vit, jeta e tij jashtë fushës, por edhe interesi i vogël që ai tregon në se skuadra e tij ia del, shpesh e vënë atë në rrezik.
Braziliani pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fund të shkurtit në ndeshjen e Parisit kundër Lille dhe problemi doli të ishte shumë më serioz se sa mendohej fillimisht. Ai iu nënshtrua një operacioni që e nxori jashtë fushave për pjesën tjetër të sezonit. Po teksa parizienët janë eliminuar nga Liga e Kampioneve ’16’ përsëri, ndërkohë që kanë rënie edhe në kampionat, cfarë bën ai? Ahengje të shfrenuara.
Përveç festave dhe udhëtimeve të shpeshta në atdheun e tij, ai është pikasur rregullisht në kazino, madje duke marrë pjesë në European Poker Tour, ku shokët e tij të ekipit sugjeruan se mund të bëhej një profesionist. Kur nuk është në një tavolinë pokeri, ai shpesh angazhohet në lojërat online dhe paraqet aventurat e tij në platformën streaming Twitch, duke bërë fitime mbresëlënëse.
Megjithatë, nuk ishte kështu mbrëmë, kur 31-vjeçari humbi 1 milion € në poker gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, siç raportohet nga braziliani Globo Esporte, dhe pastaj u shtir sikur qau para se të shpërthente në të qeshura. Kur e kuptoi se çfarë ishte bërë nga humbja e kësaj sasie, ai filloi të luante një pjesë të muzikës së filmit ‘Titanik’, një melodi e përdorur rregullisht në mediat sociale në momente trishtimi si një meme. E kush do e mendonte këtë reagim?