Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat me arme zjarri në një platformë metroje në New York. Mediat amerikane bëjnë me dije se viktima është një 34-vjeçar, i cili ishte kalimtar por identiteti i tij ende nuk është bërë ditur.
Policia beson se ngjarja ka nisur si një përleshje mes dy grupeve në tren dhe më pas të shtënat vijuan edhe në stacion. Policia është ende në kërkim të personit që qëlloi me armë në metro, e cila frekuentohet nga rreth 3.8 milionë qytetarë në javë.
Autoritetet vendase kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi pasi agresori ende ndodhet rrugëve dhe mund të shkaktojë edhe ndonjë tragjedi tjetër. Policia ka bllokuar rrugët kryesore të qytetit dhe ndodhet në kërkim të vrasësit.