Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të kishte armëpushim pa lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
“Luftimet vazhdojnë dhe nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë”, tha Netanyahu në një deklaratë.
Sipas tij Izraeli po lejon korridoret e kalimit nga brezi verior në jug të tij, siç bënë 50,000 banorë të Gazës.
“Ne i bëjmë thirrje përsëri popullatës civile të Gazës që të evakuohet në jug”, ka shtuar ai.