Të dielën e 29 tetorit ndryshon ora dhe akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa.
Ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve ndërrrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm. Ndryshimi filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.