Gratë e moshës 30-40 vjeçare janë ato që vuajnë më shumë nga tensioni i lartë, dhe sidomos ato që bëjnë punë intelektuale. Ky është rezultati i studimeve të kryera së fundmi.
Për to rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, gjumi i mirë dhe i rregullt, konsumi i një sasie të mjaftueshme lëngjesh, marrja e sasisë së duhur të kripës në ushqim, shmangia e ngritjes në mënyrë të beftë nga shtrati dhe qëndrimi në aktivitet të vazhdueshëm.
Në disa raste, mund të jetë e nevojshme të merrni edhe ilaçe.