Sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, është vlerësuar se mbi gjysmë milion punonjës vuajnë për shkak të stresit në punë, depresionit dhe ankthit. Gjithashtu gjysma e bizneseve nuk bëjnë asgjë për të lehtësuar nivelet e stresit të punëtorëve.
Nëse dhe ju vuani nga stresi në punë, duhet të ndiqni disa hap që të rimerrni sërish situatën nën kontroll.
Fillimisht pranojeni problemin
Hapi i parë për t’u bërë më mirë është të pranojmë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Më pas do të jetë më e lehtë të merrni hapat e duhura për ta rregulluar.
Mendoni gjatë për të marrë kohë pushim
Nëse keni stres në punë, jo detyrimisht duhet ta lini punën. Por mund të merrni periudha pushimi apo të bëni një pushim dreke në punë në mënyrë që të mund të relaksoni mendjen.
Planifikoni ditën tuaj
Ngarkesat e punës janë arsyeja kryesore për stresin e punës. Prandaj mbani një program të qartë gjatë ditës dhe kohës se kur duhen kryer ato në mënyrë që të shmangni stresin dhe humbjen kot të kohës.
Ndërtoni marrëdhënie me kolegët tuaj
Kur keni marrëdhënie të mira me kolegët e punës do të keni mundësinë e një bashkëpunimi, komunikimi madje edhe një pushimi më të këndshëm me ta. Bashkëbisedimi me një mik apo koleg largon stresin dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve.
Lëreni punën në zyrë
Mos e merrni atë me vete në shtëpi. Mbyllni emailet dhe telefoni dhe shijoni një ambient të ngrohtë dhe relaksues familjar.