Domatja përdoret gjerësisht në gatime, pasi prej saj përfitojmë vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë.
Megjithatë, edhe konsumi i domates për disa persona e ka një anë të errët. Efektet negative janë për ata njerëz të cilët vuajnë nga disa sëmundje dhe e konsumojnë domaten në sasi të mëdha.
Rënie imuniteti
Elementi kryesor që gjendet në domate të freskët të papërpunuar është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit.
Por, konsumimi i tepërt i këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë. Si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëmundje të zakonshme mikrobiale.
Shqetësime gastrointestinale
Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve. Kjo sëmundje ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë. Acidet nga domatet mund ta bëjnë këtë gjendje më keq dhe mund t’ju japin edhe urth. Pra, nëse tashmë jeni diagnostikuar me probleme të tretjes, kufizoni konsumimin e domate menjëherë.
Gurët në veshka
Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t’jua tresë këto komponentë.
Në një rast të tillë, konsumimi i sasive të mëdha të domates do të jetë e dëmshme për ju, pasi kalciumi dhe oksalatet do të grumbullohen në veshkat dhe do të formojnë gurë të vegjël e të mëdhenj.
Nxit shfaqjen e kancerit të prostatës dhe e përkeqëson gjendjen nëse jeni prekur prej tij
Studimet kanë treguar se likopenet e pranishme në farat e domateve mund të shkaktojë anomali në gjëndrën e prostatës mashkullore. Ndikimi në sistemin riprodhues është i madh, pasi kjo anomali shkakton dhimbje të forta, vështirësi në urinim etj. Ndonjëherë mund të çojë në kancer të prostatës.